Rezultatet paraprake në zgjedhjet për PE/ E djathta ekstreme kryeson në Francë, lë pas aleatët e Macron! Në Greqi, Mitsotakis merr shumicën

9 Qershor 2024, 21:04 / BOTA ALFA PRESS

Rezultatet paraprake në zgjedhjet për PE/ E djathta ekstreme kryeson

Miliona njerëz në 27 vendet e Bashkimit Evropian u drejtuan drejt qendrave të votimit nga e enjtja deri të dielën për të zgjedhur 720 anëtarë të parlamentit, të cilët do të kenë një rol vendimtar në formësimin e drejtimit politik të bllokut për pesë vitet e ardhshme.

Mbrëmjen e sotme mbyllet votimi 4 ditor, ndërsa nga të dhënat e deritanishme, sondazhet kanë parashikuar fitime të mëdha për partitë e ekstremit të djathtë në një numër vendesh, të cilat mund të kenë implikime afatgjata për kontinentin.

Votimi vjen në një moment kyç për BE-në, e cila po përballet me çështje që variojnë nga luftërat në Ukrainë dhe Gaza deri te imigracioni dhe ndryshimet klimatike.

Rezultatet për secilin vend mund t’i ndiqni duke klikuar KETU

Franca

E djathta ekstreme kryeson në Francë, sipas vlerësimeve nga sonadazhet, duke i lënë aleatët e Emmanuel Macron në vendin e dytë.

Sondazhet franceze thonë se lista e Rally Kombëtare (RN) e Marine Le Pen, e udhëhequr nga Jordan Bardella, ka dalë në krye me më shumë se 30% të votave.

Partia Rilindja e presidentit Macron, e udhëhequr nga Valérie Hayer, ka dalë e dyta me 15.2%.

Socialistët, nën drejtimin e Raphaël Glucksmann, kanë arritur 14%.

Reconquest i ekstremit të djathtë të Eric Zemmour ka arritur 5.5%, ndërsa krahu i majtë France Unbowed (LFI) ka marrë 8.3%.

Dhe duket se të Gjelbrit arritën vetëm 5.2% – pak më shumë se 5% e nevojshme për të shkuar në Parlamentin Evropian.

Greqia

Sondazhi i parë i daljes tregon se partia në pushtet e Greqisë, Demokracia e Re, parashikohet të jetë e para me rreth 30% të votave.

Nëse parashikimi qëndron, ky do të ishte pothuajse dyfishi i votave të partisë opozitare të majtë Syriza, e cila siguroi rreth 16% të votave.

Partia e qendrës së majtë Pasok është në vendin e tretë, me rreth 12% të votave.

Demokracia e Re udhëhiqet nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe është pjesë e Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë (EPP), aktualisht grupimi më i madh në Bruksel.

Hollanda

Në Holandë, Partia e ekstremit të djathtë për Lirinë (PVV), e kryesuar nga Geert Wilders – fitoi 17.7% të votave, sipas një sondazhi.

Wilders ka tërhequr vëmendjen për qëndrimin e tij anti-islam dhe planet e politikës populiste kundër emigrantëve, duke përfshirë ambiciet për të krijuar kriteret më të rrepta ndonjëherë të Hollandës për pranimin e azilkërkuesve.

Partia parashikohet të marrë deri në shtatë nga 31 vendet e Holandës në Parlamentin Evropian.

Kryeministri holandez, partia e Mark Rutte, Partia Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD) u rendit e treta në sondazhet e daljes holandeze, duke marrë 11.6% të votave që barazohet me 4 vende.

Austria

Sipas parashikimeve fillestare, Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë (FPÖ) është në vendin e parë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian të Austrisë.

Në një sondazh exit, FPÖ parashikohet të fitojë 27% të votave, përpara Partisë Popullore të vendit të dytë (ÖVP), me 23.5%, dhe Social Demokratëve (SPÖ) në vendin e tretë me 23%.

FPÖ ishin ndër anëtarët themelues të grupimit të ekstremit të djathtë Identiteti dhe Demokracia (ID) në Bruksel.

Parashikimi tregoi një rënie të mprehtë të mbështetjes për ÖVP-në qeverisëse, e cila fitoi 34.5% në zgjedhjet e fundit evropiane në 2019.

Austria ka vetëm 20 vende në Parlamentin Evropian, por votimi mund të parashikojë një tjetër shfaqje të fortë për FPÖ në zgjedhjet parlamentare të Austrisë, që do të mbahen më vonë këtë vit.

Gjermania

Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) do të dalë e dyta në zgjedhjet për Parlamentin Evropian të Gjermanisë, sipas sondazheve.

Sipas parashikimeve fillestare, AfD ka fituar 16.5% të votave, 5 pikë përqindje më shumë se në votimin e fundit në 2019.

Partia Demokristiane e qendrës së djathtë (CDU) parashikohet të fitojë 29.5% të votave, duke e bërë atë partinë më të fortë. CDU është partia politike e Presidentes në detyrë të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila shpreson të fitojë një mandat të dytë.

Exit poll tregon një shfaqje të dobët nga Partia Social Demokrate (SPD) e qendrës së majtë të kancelarit gjerman Olaf Scholz, e cila përfundoi e treta me 14%.

Kroacia

Partia Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ), partia konservatore e kryeministrit të vendit Andrej Plenkoviç, parashikohet të fitojë 33.74%

Koalicioni SDP sipas sonadazheve paraprake arrin deri me tani 27.81%, ndërsa partia Lëvizja për Atdheun (PD), një parti e ekstremit të djathtë, rezulton me 8.67% të votave.

Bullgaria

Në Bullgari, partia GERB -SDS kryeson deri më tani me  26.2% të votovave, ndërsa e dyta renditet Partia Demokratike e Bullgarisë (PP-DB) me 15,7%.

E treta sipas sonadazheve rendiet Partia e Rilindjes me 15.4% dhe në fudn partia Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) me 11.7% të votave.

Malta

Partia e Punës është partia me rezutatitn më të lartë deri më tani nga sondazhet në Maltë, me 44.67% të votova.

Ndërkohë, Partia Nacionaliste, renditet e dyta me një rezultat prej 42,52%.

Danimarka

Socialistisk Folkeparti (E majta e Gjelbër): 18.4%

Social Demokratët, partia e kryeministrit të vendit, Mette Frederiksen: 15.4%

Venstre – Partia Liberale e Danimarkës: 13.9%

Aleanca Liberale, një parti që planifikon t’i bashkohet Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë: 7.8%

Spanja

Partia Popullore (PP) konservatore e liderit të opozitës Alberto Núñez Feijóo: 32.4%

Partia Socialiste (PSOE) e kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez: 30.2%

Partia e ekstremit të djathtë Vox: 10.4%

Në Spanjë, e djathta ka kërkuar t’i kthejë zgjedhjet evropiane në një referendum për Sánchez.

 

Po ndodh...

ide