Rrëzohet helikopteri i policisë në Turqi, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur
4 Shkurt 2024, 09:18 / BOTA

Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë natës në provincën Gaziantep të Turqisë kur një helikopter policie u rrëzua në rrethana ende të panjohura.
Për pasojë humbën jetën dy pilotët dhe u plagos një teknik në bord.
Sipas raportit të ministrit të Brendshëm turk, Ali Gerlikaya, helikopteri u ngrit nga aeroporti i Hatajit, por u rrëzua në fshatin Kartal të Gaziantepit, pak para se të ulej në aeroportin e zonës.
Pilotët kontaktuan për herë të fundit me kontrollorët e trafikut ajror në orën 22:49 të së shtunës mbrëma sipas kohës lokale.
Po hetohet për rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.
-
-
-
Gjyshi Romeos kërkon të takoj Heidin, Lisi: U trashëgofshi...
4 Shkurt, 08:40
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


