Barcelona triumfon ndaj Alaves, Vitor Roque gol dhe karton të kuq

Barcelona merr fitoren e dytë radhazi në La Liga që pas njoftimit të Xavi Hernandezit se do të largohet në fund të sezonit. Pas suksesit minimal përballë Osasunës, “blaugranat” triumfuan 1-3 në fushën e Alaves.
Robert Lewandowski shënoi golin e parë të takimit në minutën e 22-të, ndërsa Gundogan sapo nisi pjesa e dytë, thelloi epërsinë në 0-2.
Vendësit kthyen shpresat për rezultat pozitiv me golin e Omorodion nga pika e bardhë e penalltisë, por Barcelona realizoi shumë shpejt golin e tretë me brazilian Vitor Roque, që kishte pak minuta në fushë. Roque u bë protagonist 9 minuta pas shënimit të golit me kartonin e dytë të verdhë, duke u larguar nga fushë. Edhe pse në inferioritet numerik, Barcelona e mbrojti rezultatin 1-3 në minutat e mbetura. Më këtë fitore skuadra e Xavit shkon në kuotën e 55 pikëve, 12 më pak se Reali kryesues, që luan këtë të diel derbin e Madridit kundër Atleticos.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

