Rritje të çmimit të kafes në 2025? Ja shtytësit kryesorë për ndryshim të kostos së pijes së preferuar

Konsumatorët e kafes mund të shohin rritje të çmimit të pijes së preferuar në vitin 2025 sipas BBC.
Ditën e sotme, më 10 dhjetor 2024, çmimi për kokrrat e kafes Arabica të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të prodhimit global, kaloi 3.44 dollarë për paund (0.45 kg), duke u rritur me më shumë se 80% këtë vit. Kostoja e kokrrave Robusta, ndërkohë, arriti një nivel të ri në shtator.
E gjithë kjo vjen pasi tregtarët e kafesë presin që të korrat të tkurren, për shkak se dy prodhuesit më të mëdhenj në botë, Brazili dhe Vietnami, u goditën nga moti i keq dhe kërkesa e kafes vijon të rritet.
Bazuar në këto, një ekspert i ekonomisë është shprehur për BBC se në vitin 2025 pritet të ketë një rritje të konsiderueshme të çmimit të kafes në botë.
“Markat si JDE Peet (pronari i markës Douwe Egberts), Nestlé dhe të gjitha këto, kanë marrë më parë goditjen nga çmimet më të larta të lëndëve të para për veten e tyre. Por tani ata janë pothuajse në një pikë kthese. Shumë prej tyre po mendojnë për një rritje çmimi në supermarkete në çerekun e parë të 2025.”, u shpreh Vinh Nguyem, CEO e Tuan Loc Commodities.
Në një event për investitorët në nëntor, një ekzekutiv i lartë i Nestlé tha se industria e kafesë po përballet me “kohë të vështira”, duke pranuar se kompania e tij do të duhet të rregullojë çmimet dhe madhësitë e paketimit.
“Ne nuk jemi të imunizuar ndaj çmimit të kafesë”, tha David Rennie, kreu i markave të kafesë në Nestlé.
Rekordi i fundit i lartë për kafe u vendos në vitin 1977 pasi reshjet e pazakonta të borës shkatërruan plantacione në Brazil.
“Shqetësimet për të korrat e vitit 2025 në Brazil janë shtytësi kryesor”, tha Ole Hansen, kreu i strategjisë së mallrave në Saxo Bank.
“Vendi përjetoi thatësirën e tij më të keqe në 70 vjet gjatë gushtit dhe shtatorit, të ndjekur nga shira të dendur në tetor, duke rritur frikën se rritja e bimës mund të dështojë.”, tha Hansen
Nuk janë vetëm plantacionet braziliane të kafesë, të cilat prodhojnë kryesisht kokrra Arabica, ato që janë dëmtuar nga moti i keq, por gjithashtu dhe ato robusta, plantacionet e së cilave janë tkurrur në Vietnam, pasi u përballën gjithashtu me thatësirën dhe reshjet e mëdha.
Kafeja është malli i dytë më i tregtuar në botë për nga vëllimi, pas naftës së papërpunuar dhe popullariteti i saj po rritet. Për shembull, konsumi në Kinë është dyfishuar në dekadën e fundit.
“Kërkesa për mall mbetet e lartë, ndërsa inventarët e mbajtur nga prodhuesit dhe pjekësit raportohen të jenë në nivele të ulëta,” tha Fernanda Okada, një analiste për çmimet e kafesë në S&P Global Commodity Insights.
“Tendenca rritëse e çmimeve të kafesë pritet të vazhdojë edhe për disa kohë”, shtoi ajo.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

