
Samiti i G7 për 3-vjetorin e Luftës në Ukrainë, Financial Times: Trump i kërkon shteteve anëtare të mos e karakterizojnë si “agresion rus”

Evropa dhe SHBA janë në drejtime të ndryshme kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Rusinë, ndërkohë që po përshpejtohen hapat për një marrëveshje paqeje për Ukrainën.
Washingtoni, pak para tre-vjetorit të fillimit të pushtimit dhe luftës ruse, po i kërkon G7-ës të përdorë një gjuhë të butë ndaj Rusisë.
Financial Times raporton se SHBA ka shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektdeklaratës së G7 me rastin e 24 shkurtit, ditës së pushtimit, e cila i referohej agresionit rus.
Rusia është etiketuar si “agresore”, por SHBA nuk pajtohet me këtë dhe formulime të tjera të ngjashme, thanë për Financial Times pesë zyrtarë perëndimorë. Fjala “agresion” u shfaq pesë herë në komunikatën e vitit të kaluar.
“Ne jemi të bindur se duhet të ketë një dallim midis Rusisë dhe Ukrainës, ato nuk janë të njëjta,” tha një zyrtar për këtë çështje për FT, duke shtuar se “amerikanët po e bllokojnë këtë. Ne jemi ende duke punuar për të dhe kemi shpresë”.
Pjesëmarrja e presidentit ukrainas ,Volodymyr Zelenskyy, në samitin e G7 të hënën, gjithashtu nuk është konfirmuar ende, thanë zyrtarët.
Mosmarrëveshja, e cila përmbys një klimë uniteti midis shtatë shteteve gjatë tre viteve të fundit, vjen ndërsa Donald Trump përshkallëzon retorikën e tij kundër Zelenskit, të cilin ai e quajti “diktator pa zgjedhje”. Trump madje tha se Rusia duhet të ftohet përsëri në G7.
Pala amerikane këmbëngul të moderojë retorikën e saj në lidhje me Ukrainën, pasi e përshkruan luftën si “konfliktin e Ukrainës”, siç bëri Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, gjatë takimit të tij në Arabinë Saudite me homologun e tij rus, Sergei Lavrov.
Në të njëjtën kohë në Evropë, Komisioni këmbëngul të flitet për një deficit të thellë demokratik në Rusi.
Zëdhënësi i Komisionit Stefan de Kirchmacker, i pyetur në lidhje me përshkrimin e Donald Trump për Zelensky si një “diktator”, u përgjigj se “Ukraina është një demokraci, Rusia e Putinit nuk është“.
Ai shtoi se “Zelensky është zgjedhur ligjërisht përmes një procesi zgjedhor të lirë, të drejtë dhe demokratik”.
-
Mbi librin Neoshqiptarizmi të Arian Galdinit!
20 Shkurt, 19:16 -
Dalin emrat e kandidatëve të primareve në qarkun Kukës dhe Dibër
20 Shkurt, 19:15 -
-
Ja kush janë kandidatët e PD nga primaret në Gjirokastër dhe Berat
20 Shkurt, 19:00 -
Ja kush janë kandidatët e PD nga primaret në Lezhë
20 Shkurt, 18:53

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128