Samiti Ukrainë-Evropë Juglindore! Vuçiç nuk firmos deklaratën për sanksionet e përbashkëta ndaj Rusisë

12 Qershor 2025, 19:54 / BOTA ALFA PRESS

Samiti Ukrainë-Evropë Juglindore! Vuçiç nuk firmos

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk ka pranuar të nënshkruajë deklaratën anti-ruse për sanksione të përbashkëta ndaj Rusisë që u hartua dje në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Odessa të Ukrainës.

Në samit morën pjesë 11 zyrtarë të vendeve të ndryshme, të gjithë e nënshkruan deklaratën përveç Vuçciçit.
Vuçiç deklaroi para mediave serbe, se nënshkrimi i deklaratës anti ruse, siç e cilësoi ai, nuk ishte diçka e thjeshtë për Serbinë.

“Isha i vetmi që nuk pranova Deklaratën, ndryshe nga pjesëmarrësit e tjerë në samit që janë gati të pranojnë gjithçka që iu udhëzohet kundër Rusisë,” nënvizoi presidenti serb.

Vizita e Vuçiç në Ukrainë, e para që zhvilloi në atë vend që kur mori detyrën e presidentit të Serbisë rreth një dekadë më parë, u zhvillua pasi shërbimi rus i inteligjencës së jashtme akuzoi kompani serbe të prodhimit të armëve se po përpiqeshin t’i ngulnin një thikë pas shpine Rusisë, duke i shitur municione Kievit.

 

Po ndodh...

ide