Sheshi kthehet në skenë lufte: Të shtënat në Francë plagosin 6 të rinj
Frika ka pushtuar sërish lagjet e varfra të qytetit Nîmes, në jug të Francës, pasi gjashtë persona, katër prej tyre të mitur, u plagosën nga të shtënat me armë zjarri të premten në mbrëmje, në një incident që dyshohet të jetë i lidhur me përplasje të bandave rivale të drogës.
Sulmi ndodhi në lagjen punëtore Waldeguer, pranë Pischevigny-t, një zonë që njihet për varfëri ekstreme dhe konflikte të shpeshta të lidhura me tregtinë e drogës. Rreth orës 19:00, persona të armatosur hapën zjarr nga një makinë dhe më pas u larguan me shpejtësi. Mes të plagosurve janë të rinj të moshës 15 deri në 20 vjeç, dy prej të cilëve ndodhen në spital, por jashtë rrezikut për jetën.
Banorët e zonës, të shokuar, kërkojnë më shumë siguri. “Kjo po bëhet e padurueshme. Jetojmë me frikë,” tha një prej tyre për mediat franceze. Policia ka nisur hetimet, ndërsa ende nuk është e qartë nëse viktimat ishin objektiv i drejtpërdrejtë apo të kapur në mes të përplasjes.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
