Shpërthim masiv i kolerës, qindra të vdekur në Zambia

14 Janar 2024, 16:26 / BOTA ALFA PRESS

Shpërthim masiv i kolerës, qindra të vdekur në Zambia
Zambia po përballet me një nga shpërthimet e saj më të këqija të kolerës në vitet e fundit, pasi 351 njerëz kanë vdekur dhe rreth 9.000 raste aktive janë regjistruar, raporton Sky News.

Ndryshimet klimatike kanë nxitur shira të dendur që kanë ndotur ujin e pijshëm në zonat urbane të mbipopulluara dhe të varfra, kryesisht në kryeqytetin Lusaka.

Punonjësit shëndetësorë po përpiqen të frenojnë një krizë që ka potencialin të jetë më e keqja që ka parë vendi që nga shpërthimi i parë në vitin 1977.

Po ndodh...