Spanjë – Furnizimi me energji elektrike rikthehet në masën 99%

Energjia elektrike është rikthyer pothuajse plotësisht në të gjithë Spanjën, pas një ndërprerjeje të madhe, me rreth 99,16% të furnizimit me energji elektrike të rikthyer në funksion që nga ora 06:00 (04:00 GMT), tha të martën operatori i rrjetit ”Red Eléctrica”.
”Në Portugalinë fqinje, energjia elektrike ishte rikthyer gjithashtu në shumicën e familjeve”, raportoi transmetuesi RTP sot herët.
”Rreth 95% e 6,5 milionë klientëve të vendit ishin rikthyer në rrjet”, raportoi RTP, duke cituar operatorin e rrjetit ”E-Redes”.
Miliona njerëz në Spanjë dhe Portugali mbetën në errësirë të hënën ndërsa energjia elektrike u ndërpre, rrjetet e komunikimit u ndërprenë, semaforët ndaluan së punuari dhe ashensorët u bllokuan.
Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, në një fjalim televiziv dje në mbrëmje, premtoi se energjia elektrike do të kthehej në normalitet deri sot.
Ai nuk përmendi shkakun e ndërprerjes, por deklaroi se nuk po përjashtohej asnjë mundësi.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

