Lajme flash

Stuhitë dhe tornadot godasin SHBA-në, 7 të vdekur

4 Prill 2025, 15:39 / BOTA ALFA PRESS

Stuhitë dhe tornadot godasin SHBA-në, 7 të vdekur

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën nga stuhitë e forta dhe tornadot që përfshinë Shtetet qendrore dhe jugore të Shteteve të Bashkuara , thanë autoritetet lokale të enjten.

Disa shtete nga Arkansas deri në Ohio , janë përballur me stuhi ere, tornado dhe reshje të dendura.

Guvernatori Mike Braun i Indianës tha se ai po aktivizonte Gardën Kombëtare për të ndihmuar në reagimin ndaj stuhisë.

“Ne jemi mjaft të shqetësuar, për aq sa mund të shqetësohemi,” tha Jimmy Barham, një meteorolog në zyrën e Shërbimit Kombëtar të Motit.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128