Vizita e Trump në Pekin: Fotografia e një bote që po ndryshon
Nga Sokol Neçaj
Presidenti Trump i tha Axios në një telefonatë se "ora po ecën" për Iranin dhe paralajmëroi se nëse regjimi iranian nuk vjen me një ofertë më të mirë për një marrëveshje, "ata do të goditen shumë më rëndë".
Zyrtarët amerikanë thonë se Trump dëshiron një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës, por refuzimi i Iranit për shumë nga kërkesat e tij, sikurse refuzimi për të bërë lëshime domethënëse në programin e tij bërthamor e ka rikthyer në tryezë, opsionin ushtarak.
Trump pritet të mbajë një takim të Dhomës së Situatave me ekipin e tij të lartë të sigurisë kombëtare të martën për të diskutuar opsionet për veprim ushtarak, thanë dy zyrtarë amerikanë./ Axios.