Tensionet me SHBA, Reuters: Irani shumë pranë marrëveshjes për të blerë raketa supersonike
24 Shkurt 2026, 12:22 / BOTA

Irani është afër arritjes së një marrëveshjeje me Kinën për të blerë raketa të drejtuara supersonike të projektuara për të shkatërruar anijet, shkruan reuters.
Kjo marrëveshje është shumë afër realizimit në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po vendosin një forcë të madhe detare pranë bregdetit iranian, pas paralajmërimeve për sulme të mundshme.
Sipas Reuters marrëveshja për blerjen e raketave CM-302 të prodhuara në Kinë është afër zbatimit, megjithëse nuk është rënë dakord ende për një datë dorëzimi.
Raketat supersonike kanë një rreze veprimi prej rreth 290 kilometrash dhe janë të projektuara për të shmangur mbrojtjen e anijeve duke fluturuar ulët dhe shpejt.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
