Dosja "Gërdeci", flet Mediu: Po gjykohem për shpërdorim detyre, jo për shpërthimin

24 Shkurt 2026, 12:09 / POLITIKË ALFA PRESS

Dosja "Gërdeci", flet Mediu: Po gjykohem për shpërdorim

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur pas seancës për dosjen “Gërdeci” në Gjykatën e Posaçme.

Mediu tha se në provat e pretenduara nga prokuroria, nuk përmendet ministri.

Më tej, ish-ministri u shpreh se ai nuk gjykohet për shpërthimin në Gërdec, por për shpërdorim detyre.

Ato që pretendon prokuroria si prova, nuk përmendet asgjëkund ministri. Unë nuk gjykohem për shpërthimin në Gërdec, gjykohem për shpërdorim detyre”, tha Mediu.

Avokatët e Mediut kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga procesi. 

 

Po ndodh...