Protagonistë me gola dhe asiste, dy lojtarët shqiptar në formacionin e javës në futbollin turk

24 Shkurt 2026, 11:32 / SPORT ALFA PRESS

Protagonistë me gola dhe asiste, dy lojtarët shqiptar në

Rej Manaj dhe Valon Et’hemi u bënë protagonistë absolutë në ndeshjen mes Sivasspor dhe Sakaryaspor me golat dhe asitet e tyre.

Sulmuesi i kombëtares, Manaj dha asist në golin e parë të Et’hemit dhe njëkohësisht të skuadrës së tij dhe shënoi edhe golin që e çoi rezultatin në 4-1, ndërsa Et’hemi shënoi një dygolësh në këtë përballje.

Dhe me të drejtë, portali i specializuar Sofascore i ka përfshirë të dy futbollistët shqiptarë në formacionin më të mirë të javës në Ligën e Parë Turke.

Rey Manaj vetëm përpara pak javësh u kthye në futbollin turk pas një aventure në Emiratet e Bashkuara Arabe me sulmuesin 27 vjeçar që zgjodhi të bashkohej sërish me skuadrën e Sivasspor dhe një lëvizje e tillë duket se ka rezultuar lëvizja e duhur.

 

Po ndodh...