Trump kërcënon Kinën me “rritje masive” të tarifave për metalet e rralla

10 Tetor 2025, 18:44 / BOTA ALFA PRESS

Trump kërcënon Kinën me “rritje masive” të

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar një “rritje masive” të tarifave mbi importet kineze, duke reaguar ndaj planeve të Kinës për të vendosur kontrolle të rrepta mbi eksportet e metaleve të rralla.

Trump e ka cilësuar veprimin e Pekinit si “shumë armiqësor” dhe tha se nuk sheh arsye për t’u takuar me Presidentin kinez Xi Jinping në Korenë e Jugut brenda dy javësh, siç ishte planifikuar. Ai shtoi se SHBA do të “hakmerret ekonomikisht” dhe një nga opsionet është rritja e tarifave për mallrat kineze.

Njoftimi i Trump ndikoi në tregjet financiare: Bursa e Nju Jorkut regjistroi rënie të indekseve kryesore, përfshirë Dow Jones (-0.30%), Nasdaq (-0.86%) dhe S&P 500 (-0.50%).

Kina kishte njoftuar ditën e enjte se do të aplikonte menjëherë kontrolle të reja mbi eksportet e teknologjisë lidhur me metalet e rralla, një sektor kyç për industrinë dixhitale, automobilistike, energjetike dhe të armëve, duke nxitur tensionet tregtare me SHBA-në dhe BE-në.

Po ndodh...

ide