Trump nderon Chris LaCivita me dekoratën e lartë ushtarake, për plagët e mara në luftë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nderon bashkëdrejtuesin e fushatës së vitit 2024, Chris LaCivita.
Arkitekti i fitores së Donald Trump, një veteran i dekoruar i Korpusit të Marinës së SHBA-së u nderua me medaljen “Purple Heart” për plagët e marra gjatë Luftës së Gjirit Persik në vitin 1991.
Kujtojmë se LaCivita udhëhoqi dhe fushatën e PD-së në Shqipëri zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Ceremonia e nderimit u mbajt në Shtëpinë e Bardhë me rastin e Ditës Kombëtare të “Purple Heart” më 7 gusht 2025.
"Na bashkohet edhe marinsi veteran që bashkëmenaxhoi fushatën time të vitit 2024, një talent fantastik në shumë aspekte, i plagosur në betejë për vendin tonë gjatë Operacionit Stuhia e Shkretëtirës, Chris LaCivita" thotë Trump në videon e postuar në rrjetin social në X. Në ceremoninë e dekorimit Chris La Civita shoqërohej nga vajza e tij, Victoria.
ICYMI: President Trump honors 2024 co-campaign manager @ChrisLaCivita—a decorated U.S. Marine Corps veteran who earned the Purple Heart for wounds sustained in the 1991 Persian Gulf War—during a White House ceremony on National Purple Heart Day! ???????? pic.twitter.com/AtmJMi63WN
— Trump War Room (@TrumpWarRoom) August 9, 2025
“Purple Heart”, është dekorata ushtarake më e vjetër ende në përdorim, e cila u jepet pjesëtarëve të forcave të armatosura që vriten ose plagosen gjatë përfshirjes në veprime luftarake kundër armikut ose si pasojë e akteve terroriste. Sipas “National Purple Heart Hall of Honor”, që nga krijimi i saj në vitin 1782, janë dhënë mbi 1.8 milionë medalje.
Është një nga medaljet më të vjetra të SHBA-së, e krijuar fillimisht nga George Washington më 1782 (atëherë si “Badge of Military Merit”), dhe ka formën e një zemre me portretin e Washingtonit në mes. Marrja e saj shihet si një nder i madh në ushtri, pasi simbolizon sakrificën personale në mbrojtje të vendit.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Përse të gjithë duan të dinë, ku është dhe çfarë bën Basha?!
Problemet e Lulzim Bashës dhe ato të Taulant Ballës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128