Trump pas takimit me Zelenskyn: Nuk respektoi Shtetet e Bashkuara, mund të kthehet kur të jetë gati për paqe

28 Shkurt 2025, 20:02 / BOTA ALFA PRESS

Trump pas takimit me Zelenskyn: Nuk respektoi Shtetet e Bashkuara, mund të

Pas takimit me Volodymir Zelenskyn në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardë, presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar përmes një postimi në rrjetin Truth Social.

Trump thotë se Zelensky nuk respektoi Shtetet e Bashkuara dhe as Zyrën Ovale, ndërsa thekson se në ai mund të kthehet “kur të jetë gati për paqe”.

Kujtojmë se për shkak të takimit të tensionuar, konferenca e përbashkët e planifikuar për shtyp u anulua.

“Ne patëm një takim shumë domethënës sot në Shtëpinë e Bardhë. Ajo çfarë mësuam më  shumë ishte se nuk mund të merremi vesh pa një bisedë pa tensioneve. Është mahnitëse ajo që qel përmes emocioneve dhe kam dalë në përfundimin që presidenti Zelensky nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata.  Unë nuk dua avantazhe, dua PAQE. Ai nuk respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale. Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”, thuhet në reagimin e Trump.

 

Po ndodh...