Trump telefonon Putin: Ndaloni përshkallëzimin e luftës në Ukrainë

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar luftën në Ukrainë.
Sipas burimeve për Washington Post, telefonata është zhvilluar të enjten dhe Trump e ka paralajmëruar Putinin të mos e përshkallëzonte konfliktin dhe i kujtoi atij praninë e konsiderueshme ushtarake të SHBA-së në Evropë.
Ata kanë diskutuar gjithashtu qëllimin e paqes në kontinent, si dhe perspektivën e një thirrjeje të mëtejshme së shpejti për të shqyrtuar zgjidhjen e luftës në Ukrainë.
Washington Post tha se burime treguan se qeveria e Ukrainës ishte informuar për thirrjen e Putinit, dhe nuk kundërshtoi që biseda të zhvillohej.
Kujtojmë se të premten, Kremlini tha se Putini ishte i gatshëm të diskutonte Ukrainën me Trump, por kjo nuk do të thotë se ai ishte i gatshëm të ndryshonte kërkesat e Moskës, domethënë që Ukraina të heqë dorë nga ambiciet e saj për t’u bashkuar me NATO-n dhe të dorëzojë katër territoret e mbajtura aktualisht nga Rusia.
-
Egla Ceno, opinioniste në “Big Brother VIP Albania”?
10 Nëntor, 21:50 -
Aksident në Vlorë, mbetet i lënduar rëndë një person
10 Nëntor, 21:34
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


