U dënua për përdhunimin e një vajze, Dani Alves lë qelinë pas 14 muajsh
25 Mars 2024, 20:55 / BOTA

Dani Alves është zyrtarisht i lirë, edhe pse lirimi i tij është me kusht. Ish-mbrojtësi brazilian ka qëndruar prapa hekurave nga janari i vitit 2023.
Pasi kaloi gjithsej 14 muaj e 5 ditë burg, futbollisti brazilian, i dënuar me 4 vjet e gjysmë për përdhunimin e një vajze në banjot e lokalit Suton në dhjetor 2022, ka kaluar tashmë derën e Qendrës Penitenciare në Brians pasi gjykata i dha lirimin e përkohshëm me kusht.
Alves ka paguar 1 milionë euro për tu liruar me kusht, ndërkohë që kanë dalë pamjet e para nga momenti i lirimit të tij.
Braziliani do të qëndrojë në Barcelonë ku do t’i përgjigjet çdo thirrje të mundshme nga gjykata dhe policia spanjolle.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


