U filmua duke “luajtur” me një kafshë të mbrojtur me ligj, Australia gati të dëboje influenceren amerikane

14 Mars 2025, 15:28 / BOTA ALFA PRESS

U filmua duke “luajtur” me një kafshë të mbrojtur me

Australia është duke rishikuar vizën e një turisteje amerikane, pasi kjo e fundit shkeli ligjet e vendit duke ndarë nga e ëma një ëombat, një lloj marsupiali, specie në mbrojtje. 

Në një video të bërë virale në rrjetet sociale,Sam Jones shihet teksa ndan të voglin nga nëna e tij, ndërsa kjo e fundit e ndjek nga prapa. Yolande Vermaak, e cila merret me shpëtimin e ëombat-ësve deklaroi për mediat.

"Mendoj që, herën e parë që pashë këtë video, ndjeva zemërim. E keni parasysh, thjesht shumë zemërim për atë që ajo ka bërë." 

Nga na atjetër, kryeministri i vendit Anthony Albanese, nuk e kurseu ironinë. 

"Është e patolerueshme, e keni parasysh? Unë sugjeroj që, e ashtuquajtura influencere të provojë disa kafshë të tjera australiane. Të marrë të voglin e ndonjë krokodili, ta ndajë nga e ëma dhe ta shohë si shkon." 

Vermaak u shpreh e shqetësuar gjithashtu për mënyrën sesi Jones mbante në duar marsupialin teksa filmohej nga partneri i saj.  "Ka shumë presion në shpinën e të voglit. Nuk mbahen ashtu.."

Nuk dihet ende se kur u filmuan pamjet, por duket se incidenti ka ndodhur në një rrugë fshati, diku në Australinë juglindore, ku gjenden shumica e këtyre marsupialëve."

Ndërkohë, videoja është raportuar dhe është fshirë nga TikToku dhe Instagrami. Jones nuk iu përgjigj kërkesës së CNN për një koment.

Një media në Australi raportoi se turistja amerikane u ishte përgjigjur kritikave të rrjetit se: nëna dhe i vogli u kthyen në pyje sërish të palënduar.