
U shpall fajtore për përvetësim të fondeve të BE, a është ky fundi i karrierës politike të Marine Le Pen?


Mëngjesin e së hënës (31.03.2025) në Paris u vendos të paktën tani për tani e ardhmja politike për Marine Le Pen. Gjykata Penale në ndërtesën moderne të kryeqytetit frances shqiptoi vendimin: Për pesë vitet e ardhshme politikania e dajthtë nacionaliste me shumë popullaritet nuk do të lejohet të kandidojë për poste politike. Vendimi ka efekt veprimi të menjëhershëm.
Kjo nënkupton fundin e ambicjeve politike të saj, për të pasuar më 2027 presidentin francez Emmanuel Macron. Ndërkohë që në sondazhet e fundit për zgjedhjet e ardhshme presidenciale ajo kryesonte. Tri herë Marine Le Pen ka kandiduar për postin më të lartë në Francë, herën e katërt ajo nuk do të mund të kandidojë, të paktën jo më 2027.
Bashkë me një dyzinë të akuzuarish të tjerë, që punojnë për partinë “Rassamblement National (RN)”, Marine Le Pen u gjet fajtore për shpërdorim të parave publike.
Konkretisht në akuzë bëhej fjalë për punësime të rreme të punonjësve parlamentarë në Parlamentin e BE-së, të cilët në fakt tërësisht ose pjeërisht kanë punuar për partinë në Francë. Qëllimi nuk ka qenë përfitimi personal i së akuzuarës, por “përfitimi i partisë”, theksoi kryegjyqtarja gjatë shqiptimit të vendimit.
Gjykata: Marine Le Pen “në qendër” të një sistemi të punësimeve të rreme
Le Pen, kryetare e RN nga viti 2011 deri më 2022, sipas gjyqtares ka qenë “në qendër” të këtij operacioni. Gjithsej bëhet fjalë për një shumë prej disa miliona eurosh gjatë viteve 2004 deri më 2016. Për rolin e saj trupi gjykues e dënoi politikanen, që ka qenë vet deputete në Parlamentin Europian në vitin 2017, me katër vjet burg – prej të cilave dy vjet me kusht dhe dy vjet me prangë sigurie në arrest shtëpie. Gjithashtu ajo duhet të paguajë edhe një gjobë 100.000 euro.
Këto detaje të dënimit Le Pen nuk i dëgjoi më. Pasi gjyqtarja bëri të ditur, se dënimi përfshin edhe kufizimin e së drejtës pasive të zgjedhjes me efekt të menjëhershëm, Le Pen u largua nga salla e gjyqit. Refuzimin e saj kundrejt këtij vendimi gjyqësor ajo e bëri të qartë qysh në fillim duke tundur kokën në mënyrë të përsëritur.
Në Paris ky vendim u prit si një bombë. Kryetari i RN-së Jordan Bardella, i cili gjithashtu konsiderohet si një kandidat i mundshëm për postin e presidentit, bëri thirrje për një “mobilizim paqësor” me një peticion online. Sipas tij ky vendim është një “skandal demokratik”. Edhe nga kampe të tjera politike pati ktritika. Politikani i majtë Jean-Luc Mélenchon shkruajti, “shkarkimi i një përfaqësuesi të zgjedhur duhet t’i takojë popullit”.
Krahas kritikës nga Rusia dhe SHBA, erdhën edhe të tjera reagimekritike nga kampi i djathtë europian. Holandezi Geert Wilders reagoi i “shokuar” ndajkëtij vendimi dhe kryeministri hungarez Viktor Orbán shprehu solidaritetin e tij duke postuar në platformën X “Je suis Marine!”.
Avokati i Le Pen deklaron apelim të vendimit
Pak pas vendimit avokati i Le Pen deklaroi se do të apelojë vendimin. Megjithatë duket të jetë pothuajse e përjashtuar praktikisht, që të ndryshojë gjë lidhur me përjashtimin nga zgjedhjet, i tha DË-së historian i jurispundencës Pierre Allorant nga Universiteti i Orleanit. Sipas tij, shansi i vetëm i Le Pen është nëse procesi i apelit mbyllet shpejt.
Por sidoqoftë vendimi në procesin e apelit do të jepej pak para zgjedhjeve presidneciale dhe në këtë rast nuk ka kuptim që të ndryshohet kandidati. Po ashtu nuk mund të parashikohet, se çfarë mund të vendosë instanca e apelit. Le Pen është deputete e Asamblesë Kombëtare franceze dhe mund të qendrojë deri në fund të mandatit depuete.
Në reagimin e saj të parë ndaj vendimit në televizionin francez Le Pen e cilësoi vendimin “politik” dhe sërish theksoi pafajësinë e saj. Gjyqi, sipas saj, ka dashur ta ndalojë atë në mënyrë eksplicite nga kandidatura më 2027. Le Pen tha, se do të angazhohet për një proces të shpejtë apeli, në mënyrë që të mund të kandidojë. Edhe pse ajo vet i konsideron si të pakta shanset./dw

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128