
Skandali i ndarjes së informacioneve sekrete nga qeveria e SHBA, rritet numri i shkarkimeve të Signal

Aplikacioni i komunikimit Signal ka marrë një vëmendje të jashtëzakonshme këtë javë. E gjithë kjo ka ardhur si pasojë e skandalit të publikuar në mediat sociale se zyrtarë të rangut të lartë në administratën Trump, duke përfshirë zëvendëspresidentin J. D. Vance dhe Sekretarin e Mbrojtjes Peter Hegseth kanë ndarë plane sekrete në një grup në Signal për sulmimin e grupimit Houthis në Jemen.
Kjo gjë u bë e ditur pasi kryeredaktori i Atlantic, Jeffrey Goldberg, u shtua gabimisht në grup, duke i dhënë atij akses në këto diskutime shumë të ndjeshme, të cilat ai i publikoi më vonë. Pra, ky nuk ishte një gabim i aplikacionit, por është një gabim i përdoruesit që shtoi aksidentalisht një gazetar në një bisedë rreth planeve ushtarake amerikane.
Kur historia e Atlantikut shpërtheu të hënën, shkarkimet e Signal në mbarë botën në iOS dhe Google Play u rritën me 28% nga mesatarja ditore gjatë 30 ditëve të fundit, sipas firmës së inteligjencës së aplikacioneve Appfigures.
Në SHBA, shkarkimet u rritën me 45% të hënën, dhe në Jemen, ato u rritën me 42%. Para skandalit, Signal u rendit në vendin e 50-të në mesin e aplikacioneve të mediave sociale në Jemen, por u ngjit në vendin e 9-të të hënën.
Të gjitha komunikimet në Signal janë të koduara, që do të thotë se vetëm njerëzit në bisedë mund t’i shohin tekstet. Megjithëse Hegseth tha se nuk kishte “nuk kishte plane lufte” të diskutuara në bisedën e Signal, Atlantic publikoi mesazhe që tregojnë se Hegseth jep detaje rreth kohës së sulmeve, si dhe armëve dhe avionëve që do të përdoreshin. Që nga e enjtja, qeveria vazhdon të hetojë këtë dështim monumental të sigurisë.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128