
1 prilli, Meta si urë lidhëse Rama-Berisha dhe korrupsioni 34-vjeçar, si alternativë e 11 Majit

Situata në të cilën gjendet sot politika shqiptare është në pikën më të zezë të mundshme. Në fushë luajnë tre lojtarë, të ashtuquajtur tashmë si, Trekëndëshi i Bermundës, të cilët përmes rregullave të padrejta të përkthyera deri në ligj siç është Kodi Zgjedhor, kërkojnë të uzurpojnë çdo hapësirë për të rinj dhe forca të reja politike. E kanë bërë këtë gjë që nga viti 1991deri më sot, duke qenë mashtrues në sytë e qytetarëve shqiptarë, duke mos mbajtur premtimet. Edhe dita e sotme 1 prilli, e njohur si dita e rrenave (gënjeshtrave), është e zakonshme për ta si çdo ditë e vitit kalendarik.
Aktiviteti politik i Ramës, Berishës dhe Metës ka qenë krejt i gënjeshtërt sa i përket interesit qytetar, por jo mundësive të tyre për të përfituar në kurriz të tyre.
Bashkëpunimi mes Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës ka qenë dhe mbetet solid me një qëllim: Mbajtjen e kontrollit në politikë e ndarje të pushtetit mes vetes, duke patur tashmë si garant të përbashkët edhe oligarkët.
Tallja mes kësaj tresheje politikanësh, xhaketash të vjetra, ka vazhduar që prej rënies së diktaturës dhe është thelluar nga viti në vit, nga mandati në mandat. Janë 3 dekada të vjedhura nga kiha e çmuar e Shqipërisë post-diktaturë, në të cilat nuk kanë pasur kurrë ide dhe platforma qeverisjeje, por thjesht pazare në tavolinë mes këtyre tre aktorëve.
Më konkretisht, Berisha me Ramën kanë një bashkëpunim të hershëm mes tyre, që nga i ashtëquajturi sherr në themelimin e PD dhe takimet e tyre të fshehta në atë periudhë, tek mos ushtrimi i asnjë kontrolli për 12 vite në Bashkinë e Tiranës, fërkimi i shpatullave pas tragjedisë së Gërdecit, deri tek blindimi i pazarit me marrëveshjen e 2008-ës e cila vazhdon të jetë ende në fuqi. Një emër i tretë ka shërbyer si urë lidhëse, ose më saktë si garanci për vazhdimin e pazarit që asnjëri nga aktorët të mos dalë jashtë këture shinave. Ai është Ilir Meta.
Kryetari i PL sot në masën “Arrest me burg” nën akuzën e korrupsionit ka qenë në shërbim të Ramës dhe Berishës në mënyrë sistematike dhe në akordancë të plotë me ta. Fillimisht Meta i shërbeu Ramës për të rrëzuar Fatos Nanon nga pushteti në vitin 2005, ku më pas Rama do të merrte kontrollin e plotë të PS.
Më tej ishte radha e përdorimit të Metës nga Sali Berisha në vitin 2009. Lëvizja Socialiste për Integrim do të përfshihej në qeverisje në mandatin e dytë të PD nga ku e gjithë qeverisja do të degradonte në korrupsion, fenomen që do të përhapej në çdo qelizë të administratës shtetërore duke infektuar dhe segmente të administratës së emëruar ndër radhët e demokratëve.
Aq shumë degradoi situata saqë Ilir Meta u kap me video, (zë dhe figurë) nga bashkëpunëtori i tij Dritan Prifti, por me të padrejtë ai u mbrojt nga Berisha në kurriz jo vetëm të demokratëve, por dhe të shqiptarëve.
Kur gjithçka degjeneroi në këtë pikë, në vitin 2013 Sali Berisha e kuptoi që do të ndëshkohej rëndë nga shqiptarët ndaj autorizoi largimin e Ilir Metës drejt Edi Ramës. Pas darkës së ngjalave në Durrës, më 1 prill 2013 në Shkodër, do të vinte radha që Ilir Meta të përdorej nga Rama ku do të firmosej marrëveshja për aleancë PS-LSI, e njohur ndryshe si Aleanca e Qelbësirave.
Zgjedhjet e 2013 do t’i jepnin PD një rezultat katastrofik, LSI u fry nga votat e demokratëve të cilëve iu kishte shkelur syrin Sali Berisha. Të ndershmit ndër radhët e demokratëve u flakën në rrugë, si armiq të pazarit Berisha-Meta-Rama. E kështu Ilir Meta me të tijët do të merrnin gjysmën e kabinetit “Rama”, ai vet postin e kryetarit të Kuvendit, e demokratët do të dergjeshin gjyqeve, rrugëve e një pjesë ia mbathën në emigracion. Në kohë vështirësish, teksa demokratët ishin në çadër poshtë zyrës së Ramës, Ilir Meta, me kartonat e PS zgjidhet President i Republikës. Edhe në atë pozicion Meta, kur gjasme iu desh që në mënyrë hipokrite të bënte sikur mbronte opozitën, nuk bëri gjë tjetër veçse e përplasi me ndërkombëtarët. E kur i mbaroi mandati si Kreu i Shtetit, Meta kujtohet se është opozitar. Sërish rishfaqet Berisha, i cili e merr dhe e bën aleat, e përdor kundër demokratëve sikurse ka ndodhur duke përdorur logon e LSI dhe orientuar mbështetësit demokratët ta votojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit dhe ato të 14 majit dhe sot fut në lista të sigurta 4 përfaqësues të Partisë së Lirisë.
Por, kur sot është radha e marrjes me qera, ose përdorjes nga Berisha të Metës, kuotat i kanë rënë në zero.
Ai dhe Partia e Lirisë nuk vlejnë më, por kjo nuk do ta ndalojë Berishën ta shpërblejë me votat e demokratëve. Për sa konstatuam më lart, na duhet të themi që këta politikanë nuk janë gjë tjetër veçse mashtrues ndaj mbështetësve dhe shqiptarëve. Në këtë ditë sinjifikative për të iu themi: Gëzuar 1 prillin Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta. Për ju është çdo ditë e gënjeshtërt!

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128