
16 vite në NATO, Basha tregon prapaskenat e anëtarësimit të Shqipërisë: Besoni te Shqipëria, vendi ynë meriton më shumë

Në 16 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulazim Basha, ka risjell në vëmendje një intervistë ku tregon momentet e para se si i ka përjetuar këtë moment historik.
Basha theksoi se ky moment shënoi daljen e Shqipërisë nga izolimi dhe bashkimin me botën demokratike, duke e cilësuar si një angazhim të palëkundur për lirinë dhe vlerat euroatlantike. Si ish-Ministër i Jashtëm, ai ndau emocionet e tij për nënshkrimin e protokolleve të anëtarësimit, duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetje të fuqishme dhe duke shprehur mirënjohjen për partnerët ndërkombëtarë që besuan në potencialin e Shqipërisë.
"Besoni tek Shqipëria, sepse ky vend meriton më shumë," përfundoi Basha, duke theksuar se historia e Shqipërisë është një udhërrëfyes për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
Pjesë nga intervista e Bashës:
1 Prilli 2009 ishte një ditë historike për Shqipërinë ????????
Një moment krenarie kombëtare që na nxori përfundimisht nga errësira e izolimit dhe na bashkoi me botën demokratike, si anëtare me të drejta të plota të NATO-s.
Për mua, ka qenë një nder i veçantë të shërbeja si Ministër i Jashtëm në atë moment vendimtar. Të nënshkruaja, në emër të Shqipërisë, protokollet e anëtarësimit në Këshillin e Atlantikut të Veriut, ishte një nga përgjegjësitë më të mëdha dhe emocionet më të thella të jetës sime politike.
Atë ditë, Shqipëria vulosi një angazhim të palëkundur për lirinë, sigurinë dhe vlerat euroatlantike .
Dhe u dëshmua para gjithë botës se, me gjithë vuajtjet dhe sakrificat, ne jemi një vend që di të ngrihet, që di të zgjedhë të ardhmen.
Kjo rrugë nuk do të ishte e mundur pa rolin jetik dhe të pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ????????, që qëndruan përkrah Shqipërisë në çdo hap. Mirënjohja jonë do të mbetet e përhershme për Presidentin George Ë. Bush, i cili me vizionin dhe mbështetjen e tij i dha një shtysë të fuqishme rrugëtimit tonë drejt NATO-s.
Gjithashtu, sot është momenti për të falënderuar nga zemra të gjitha vendet partnere që na mbështetën me bindje dhe respekt, duke besuar te potenciali i Shqipërisë dhe vullneti i shqiptarëve për të qenë faktor i qëndrueshmërisë dhe paqes në rajon.
Sot, 16 vite më pas, kujtojmë jo thjesht një nënshkrim historik, por atë çka përfaqëson:
Besimin tek Shqipëria.
Besimin se vendi ynë mund të jetë i sigurt, i drejtë, i ndershëm dhe i begatë.
Besimin se historia nuk është vetëm kujtim, por udhërrëfyes për të ndërtuar më mirë të ardhmen.
???????? Besoni tek Shqipëria. Sepse ky vend meriton më shumë.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128