Interes i jashtëzakonshëm në Itali dhe Gjermani, për mesfushorin shqiptar kërkohen deri në 35 milionë euro

1 Prill 2025, 17:38 / SPORT ALFA PRESS

Interes i jashtëzakonshëm në Itali dhe Gjermani, për

Ardon Jashari është lojtari që shpërtheu këtë sezon me Klub Bryzh. Mesfushori shqiptar, tashmë është në radarët e disa klubeve europiane. Interes konkret është treguar në Seria A dhe Gjermani.

“Calciomercato.it” raporton se Atalanta, Juventus, Milani dhe Roma kanë një sy te Jashari. Për 23-vjeçarin, klubi belg është i gatshëm të heq dorë nëse ofrohet një shumë e kripur. Nga 30 deri në 35 milionë euro, janë mjaft shumë për skuadrat italiane që tregohen të kujdesshme.

Sigurisht që nuk mund të mungonte interesi dhe jashtë Italisë. Konkretisht në Bundesligë janë të interesuara dy klube të mëdha. Bëhet fjalë për Frankfurtin dhe Bajer Leverkusen.

Kontrata e mesfushorit, që ka debutuar me përfaqësuesen e Zvicrës, është e vlefshme deri në vitin 2029. Investimi prej 6 milionë eurosh i Klub Bryzh te Luzern, ka rezultuar i duhuri në verën e kaluar.

 

Po ndodh...