
Degradimi i Trashëgimisë Kulturore në Elbasan, Karabina: Qyteti Meritoka më Shumë Vëmendje

Trashëgimia e pasur historike dhe kulturore e qytetit të Elbasanit vazhdon të jetë e kërcënuar nga mungesa e kujdesit institucional. Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, Mirela Karabina, ka ngritur shqetësimin për degradimin e objekteve historike dhe institucionet arsimore që përbëjnë identitetin e qytetit.
Kalaja e Elbasanit, monument i jashtëzakonshëm që daton prej 2000 vitesh dhe është simbol i qytetit, po humbet autenticitetin dhe vlerat historike për shkak të ndërtimeve moderne që nuk përputhen me arkitekturën tradicionale. Mirela Karabina thekson se institucionet kanë neglizhuar ruajtjen e trashëgimisë së qytetit duke lejuar dëmtimin e kësaj pasurie të pazëvendësueshme.
“Elbasani është qyteti i arsimit dhe kulturës. Është për të ardhur keq që një qytet me traditë të gjatë arsimore nuk ka sot një muze të arsimit,” – u shpreh Karabina. Ajo përmend gjithashtu ndërtesat historike ikonike si Normalja e Elbasanit dhe ish-shkollat “Kostandin Kristoforidhi”, “Dhimitër Tushpina” dhe “Ahmet Dakli”, që janë lënë në harresë, pa asnjë shenjë identifikuese.
Sipas kandidates, këto institucione kanë edukuar breza intelektualësh të shquar, ndaj meritojnë kujdesin e duhur dhe vlerësim institucional. Ajo propozon një projekt konkret për rivitalizimin e zonës historike të Kalasë dhe krijimin e Muzeut të Arsimit, si pjesë e programit të Koalicionit Euroatlantik, duke e kthyer kështu qytetin në një qendër të rëndësishme turistike dhe kulturore.
"Historia dhe arsimi janë pasuri të paçmueshme që përcaktojnë identitetin e një qyteti dhe të një kombi. Ne duhet të mbrojmë këto vlera, jo vetëm për të respektuar të shkuarën, por për të garantuar një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë,” tha Karabina.
Postimi i Plotë:
Degradimi i objekteve historike dhe mungesa e kujdesit institucional janë probleme që prekin shumë asete të trashëgimisë në Elbasan.
Kalaja e Elbasanit që daton 2000 vjet më parë, ka një histori të pasur dhe është një nga simbolet kryesore të qytetit. Megjithatë, ndërtimet brenda saj kanë dëmtuar autenticitetin dhe karakterin historik të zonës. Edhe Kalaja nuk i ka shpëtuar godtijes së trashëgimisë duke lejuar ndërtime moderne që nuk përputhen me arkitekturën e vjetër.
Elbasani qytet i arsimit, por sot është pa një muze të arsimit.
Ndërtesa ikonë të qytetit brenda në Kala, pjesë e identitetit të Elbasanit, janë lënë në mëshirë të kohës. Një nga ndërtesat ka qenë prej vitesh “Normalja” e Elbasanit, më vonë ish shkolla “Kostandin Kristoforidhi”, ish “ Dhimitër Tushpina” e ish “ Ahmet Dakli’ janë ndërtesa në degradim dhe nuk i evidentohen më dot si të tilla, nuk sheh askund një pllakatë apo shkrim identifikues.
Si institucione arsimore me histori të gjatë dhe me rëndësi kombëtare, është për të ardhur keq që janë lënë në një gjendje të mjerueshme.
Këto shkolla kanë nxjerrë nxënës të shkëlqyer, mësues dhe intelektualë të shumtë dhe meritojnë kujdes të veçantë.
Historia, trashëgimia e vyer në arsim e kulturë e qytetit të Elbasanit janë lënë në mëshirë të kohës.
Elbasani meriton vëmendje

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128