Flamurin e Shqipërisë në Bruksel duhet t'a ngrejnë së bashku, dy realitet e moderuara të të Majtës dhe të Djathtës!

28 Mars 2025, 18:33 / IDE NGA ALBAN DACI

Flamurin e Shqipërisë në Bruksel duhet t'a ngrejnë

Qasje e politikës shqiptare ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë në BE ka qenë oportuniste, konfliktuale dhe monopoliste.
Kjo qasje për fat të keq ka bërë që konflikti mes forcave politike shqiptare, shpesh të eksportohet në mënyrë të turpshme edhe në dyert e BE duke e kthyer procesin e Integrimit të Shqipërisë në BE nga prioritet kombëtar, në një lojë provinciale se:
- kush ka bërë më shumë?
- kush ka më shumë merita?
- kush e ka më seriozisht?
-kush do e bëjë me shpejt?
Kjo qasje konfliktuale dhe provinciale e politikës ndaj qasjes së proçesit të integrimit të plotë nuk e Ka përshpejtuar anëtarësimin e Shqipërisë, por e ka ndëshkuar duke e zgjatur pafundësisht, shpesh herë edhe deri në zhgënjim anëtarësimin e plotë të saj!
Kjo qasje konfliktuale dhe provinciale e politikës endren e shqiptarëve "Shqipërinë si Europa" e ka kthyer në një ankth "Europa ëndërr e pa arritshme dhe e largët".
Situata ndërkombëtare e bën të paktën atë pjesë të moderuar të politikës shqiptare më të përgjegjshme, duke lënë mënjanë konfliktin dhe duke pranuar bashkimin politikë për çështjen e anëtarësimin e plotë të Shqiperisë në BE duke e konsideruar interesuar interes prioritet kombëtar.
Zgjedhjet e 2025 janë zgjedhje të jashtëzakonshme qoftë mes pseudoqajes sovranizëm e europeizëm e mes pseudo konservatizmit dhe liberalizimit! Ajo pjesë e moderuar e politikës shqiptare pas zgjedhjeve të 11 majit, duhet të lërë mbrapa konfliktet dhe paranojat e tranzicionit, të çlirohet nga e kaluara dhe të bashkëqeverisin me qëllimin e vetëm për të bërë të mundur anëtarësimin e plotë të Shqiperisë në BE brenda 2030.
E Majta dhe e Djathta, duke e ndërruar pushtetin me rotacion janë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit të Shqipërisë në këto 34 vite drejt BE! Prandaj, ngritja e flamurit të Shqipërisë në Bruksel me anëtarësimin e plotë në BE duhet të bëhet bashkarisht në një bashkëqeverisje kombëtare-europiane, nga ajo pjesë e moderuar të Djathtës, euroatlantike dhe nga ajo e majtë internacionaliste.

 

Po ndodh...