Uzuni nuk shënon, trajneri e mbron: Zero shqetësime, ai është lojtari që vrapon më shumë në stërvitje!

Myrto Uzuni ka pak muaj në SHBA ku po përshtatet me futbollin amerikan dhe në muajt e parë të tij përtej Atlantikut, ka gjetur vetëm dy herë rrugën e rrjetës me klubin e Austin. Skuadra e tij nuk po kalon një formë të mirë dhe në konferencën e fundit për mediat, trajneri Niko Estevez është ngacmuar nag gazetarët për formën e sulmuesit të cilin klubi e bleu për 12 milionë dollarë pikërisht për të shtuar numrin e golave.
Por Estevez ishte menjëherë i qartë se askush nuk duhej të shqetësohej për Uzunin, pasi golat e tij do të vinin herët apo vonë, pasi sulmuesi shqiptar ishte plotësisht i përkushtuar në këtë aventurë të tij në SHBA.
“Ne kemi zero shqetësime rreth tij. Ai me shumë mundësi është më i zhgënjyeri nga të gjithë në këtë situatë. Por golat do të vijnë. Do të ishte një shqetësim nëse nuk do ta kishte probleme apo nëse nuk do të punonte. Por ai është ai që vrapon më shumë në stërvitjen e skuadrës”, tha trajneri duke zbuluar përkushtimin absolut të Uzunit në këtë etapë të re të karrierës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




