
Vatikani: Shëndeti i Papa Franceskut i qëndrueshëm, mes pushimit, lutjes, trajtimeve dhe punës

Dita e Papa Françeskut kaloi “midis pushimit, lutjes, terapive të përshkruara dhe fizioterapisë – si motorike ashtu edhe respiratore – pak punë”. Kështu njoftoi mbrëmjen e sotme, zyra e Shtypit e Vatikanit, pa dalë një buletin i ri mjekësor.
Sot në mëngjes Papa “kaloi rreth 20 minuta në kapelë për një moment lutjeje.
Më pas ai vazhdoi aktivitetin e tij të punës gjatë gjithë ditës”.
Gjendja klinike e Papës, mbetet e njëjtë me atë të përshkruar dje, gjendje që mjekët vazhdojnë ta përcaktojnë si të qëndrueshme në këtë moment, por tabloja mbetet komplekse dhe prognoza mbetet e rezervuar, me të gjitha rreziqet që kjo presupozon dhe që mbeten.
Brenda këtij konteksti tabloja është komplekse. Nesër do të ketë një buletin të ri nga mjekët, “me disa informacione të tjera për ecurinë e terapisë”.
Zyra e shtypit konfirmon gjithashtu se, “për sa i përket dhënies së oksigjenit te Papa, alternimi mes natës dhe ditës vazhdon: ventilim mekanik gjatë natës me maskë dhe oksigjenim me fluks të lartë gjatë ditës, përmes kanulave të hundës”.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128