Lista e kandidatëve të PS/ Përfundon pas 6 orësh mbledhja e Ramës me ministrat e kryesinë

7 Mars 2025, 20:31 / POLITIKË ALFA PRESS

Lista e kandidatëve të PS/ Përfundon pas 6 orësh mbledhja e

Ka zgjatur rreth 6 orë mbledhja e Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave.

Kryeministri Edi Rama mblodhi rreth orës 14.00 në vilën qeveritare tek Pallati i brigadave ministrat, kryesinë e Grupit Parlamentar dhe drejtuesit politikë të PS.

Në fokus të mbledhjes ka qenë edhe vota e diasporës.

Një tjetër sfidë e rëndësishme për Partinë Socialiste është edhe përmbyllja e listës së kandidatëve për 12 qarqet, e cila duhet të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda 12 Marsit.

Po ashtu, në fokus ka qenë edhe programi elektorale i PS dhe është bërë një analizë e brendshme për mënyrën se si është punuar deri tani dhe si do të duhet që të shkojnë socialistët drejt zgjedhjeve të 11 majit.

Në këtë mbledhje, kreu i qeverisë ka kaluar në sitë angazhimin e gjithsecilit për të bërë një vlerësim të punës së deritanishme.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128