Video/ Era e fortë arrin të lëvizë avionin e parkuar në pistë, kaos në aeroport

Erërat e forta në SHBA kanë shkaktuar kaos në aeroportin ndërkombëtar Dallas Fort Worht, në Teksas.
Siç raportohet, era ka qenë aq e fortë, sa një avion me peshë dhjetëra tonë, ka lëvizur teksa ishte i fikur në pistë. Avioni ishte një Boeing 737-800, i cili peshon dhjetëra tonë, që ishte parkuar në portën C21 për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe erërave që frynin me shpejtësi prej mbi 150 kilometra në orë.
Megjithatë erërat ishin aq të forta, sa aeroplani i parkuar filloi të lëvizë sikur të ishte i ndërtuar “prej letre”. Ndërsa kamerat e sigurisë në aeroport kanë kapur momentin, kur aeroplani sillej dhe për pak sa nuk përplaset në një avion tjetër të parkuar. Për fat të mirë nuk ka të lënduar, ndërsa moti i keq ka kapluar Teksasin prej më shumë se një javë.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
