Zgjidhet misteri! Çfarë i pëshpëriti Barron Trump Joe Biden gjatë inaugurimit të babait të tij si president

Misteri që shoqëroi ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump për mandatin e tij të dytë si President i Shteteve të Bashkuara dhe momenti i famshëm kur djali i tij i vogël, Barron, iu afrua dhe i përshpëriti diçka ish-presidentit Joe Biden, u zgjidh sot.
Saktësisht, Eric Trump ishte ai që zbuloi se çfarë i kishte thënë në fund vëllai i tij më i vogël Presidentit në largim. Kujtojmë se 19-vjeçari. asokohe student, iu afrua Biden gjatë ceremonisë, duke shtrënguar duart me të dhe me ish-nënkryetaren Kamala Harris në Rotondën e Kapitolit.
Teksa shtrëngoi duart me Biden, Barron u përkul dhe i pëshpëriti diçka Presidentit në largim.
Në atë periudhë, rrjetet sociale “shpërthyen” me teori të ndryshme, shumë njerëz përpiqeshin dëshpërimisht të kuptonin se çfarë i kishte thënë, ndërsa të tjerë besonin se Barron kishte përdorur momentin për t’i pëshpëritur Biden diçka shumë fyese.
Gjatë paraqitjes së tij në emisionin “The Megyn Kelly Show”, Eric Trump tha: “E mbani mend gjithë atë situatë kur Barron iu afrua Biden dhe mediat nxorën të gjithë ata ‘ekspertët’ e leximit të buzëve, të cilët analizuan pamjet dhe thoshin: ‘Barron sapo i tha Biden-it të shkojë të g…’?”, tregoi Eric Trump.
“Një mbrëmje e marr Barron në telefon dhe i them: ‘O burrë, më thuaj, çfarë i the vërtet?’. Dhe ai më përgjigjet se ishte diçka e mirë, por mezi mund ta riprodhonte saktë se çfarë i kishte thënë. I kishte thënë diçka si: ‘Urime dhe suksese’ ose diçka të ngjashme.”
Eric shtoi se më vonë ka diskutuar për këtë episod me podcaster-in dhe sipërmarrësin Patrick Bet-David, duke i thënë se Barron nuk është tipi që provokon konflikte.
“Nuk e ka atë gjë brenda vetes,” tha ai. “Është djalë i mirë. Mund ta mendojë, mund t’i shkojë në mendje, por është tepër i sjellshëm për ta thënë me zë të lartë. Barron është vërtet një djalë shumë i mirë.”
Ajo që u diskutua ishte fakti se teksa Barron i bëri komentet e tij, Biden fillimisht kishte buzëqeshur, por më pas fytyra e tij mori një shprehje më serioze pas shkëmbimit të shkurtër.
Në atë kohë, Barron Trump u cilësua madje si “një zotëri i vërtetë” për faktin që shtrëngoi duart me Biden dhe Harris.
Ky gjest paqeje bëri që shumë përdorues të rrjeteve sociale të theksonin se Barron kishte marrë një edukatë të mirë nga nëna e tij, Melania Trump.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128