Zv.presidenti i SHBA-ve mbërrin në Groenlandë, Vance viziton bazat ushtarake amerikane: Jemi të interesuar për vendin dhe sigurinë e Arktikut!

Zëvendës presidenti i SHBA-ve J.D. Vance ka mbërritur sot në Groenlandë , e premte, 28 mars, për të vizituar vendin, i shoqëruar me bashkëshorten e tij, Usha Vance.
Duke folur para trupave amerikane në një bazë ushtarake në Groenlandë , Vance tha: “Faleminderit të gjithëve për atë që bëni dhe faleminderit që na keni pritur. Nuk kam qenë kurrë në Groenlandë. Me sa duket, unë jam zëvendës presidenti i parë që ka vizituar ndonjëherë Groenlandën. Kjo është një gjë shumë e bukur.”
Në vijim të deklaratave të tij, Vance tha se do të diskutojë me zyrtarët ushtarakë për të kuptuar saktësisht se çfarë bën baza dhe të gjitha mënyrat e rëndësishme në të cilat ajo kontribuon në sigurinë kombëtare, ndërsa shtoi se do të informohet për aktivitetet e përditshme të personelit ushtarak.
“Siç e keni dëgjuar, ne kemi një interes për Groenlandën nga administrata Trump, kështu që do të flasim pak për këtë me miqtë tanë në media,” përfundoi Vance.
Vance e përfundoi fjalën e tij duke falënderuar trupat dhe trajtoi përsëri çështjen më të diskutueshme – interesat amerikane në Groenlandë.
“Presidenti është me të vërtetë i interesuar për sigurinë e Arktikut. Siç e dini të gjithë, kjo është një çështje e madhe dhe do të bëhet më e madhe në dekadat e ardhshme,” tha Vance.
“Kjo është arsyeja pse ju falënderoj për atë që bëni,” vazhdoi ai, duke pranuar “sakrificën” e bërë nga ushtria, të cilët kalojnë të paktën një vit larg familjeve të tyre” theksoi nënpresidenti amerikan.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




