Dita e 39 e protestës/ Revolta vijon pa u ndalur, qytetarët nuk “lëshojnë pe” për largimin e kryeministrit dhe kastës së vjetër

8 July 2026, 18:40 / POLITIKË ALFA PRESS
Dita e 39 e protestës/ Revolta vijon pa u ndalur, qytetarët nuk

Revolta qytetare hyn sot në ditën e saj të 39. Edhe këtë pasdite, qytetarët do të rikthehen para Kryeministrisë, të vendosur për të vijuar protestën që prej më shumë se një muaji kërkon largimin e Edi Ramës dhe fundin e modelit politik që, sipas tyre, ka mbajtur peng vendin.

 
Ajo që nisi si një reagim kundër projektit në Zvërnec është kthyer në një revoltë të gjerë kundër kastës politike, me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndërtimin e një sistemi të ri politik.

Edhe sot pritet të dëgjohen thirrjet që kanë shoqëruar protestën prej javësh, si “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama ik”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi”, “Revolucion”, “Shqipëri e re” dhe “Atdheu është i yni”, ndërsa organizatorët kanë përsëritur se protesta do të mbetet paqësore.

Po ndodh...

ide