U kap duke transportuar kokainë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Gjermani
8 July 2026, 16:58 / AKTUALITET
Autoritetet gjermane kanë arrestuar një 29-vjeçar shqiptar në autostradën A7, pranë Dietmannsried në Gjermani. Gjatë kontrollit të automjetit ata gjetën dhe sekuestruan disa pako me kokainë të fshehura në një skutë profesionale.
Mediat gjermane shkruajnë se 29-vjeçari kishte gjithashtu me vete një shumë parash në dorë, në vlerën e disa qindra eurove. Automjeti, droga dhe paratë u sekuestruan nga autoritetet.
Gjyqtari lëshoi urdhër-arrest dhe vendosi ekzekutimin e tij, ç’ka do të thotë se 29-vjeçari ndodhet në paraburgim.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Gabimi fatal që ka rrëzuar çdo pushtet në histori
Nga Redi Varaku
A duhet të protestojnë gazetarët?
Nga Ola Xama
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128