Dita e 47-të e protestës, qytetarët: Rama dil në bulevard, Atdheu nuk është biznes privat!
Edhe këtë mbrëmje qytetarët vijuan protestën e tyre përballë Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 47-të të tubimit të nisur kundër qeverisë.
Me pankarta në duar, thirrje dhe parulla, protestuesit marshuan drejt Bulevardit, duke përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama.
Në mesin e thirrjeve të tyre dominuan mesazhet kundër qeverisë, akuzat për keqmenaxhim dhe kundërshtimet ndaj politikave të saj. Protestuesit përcollën edhe mesazhe simbolike për mbrojtjen e vendit, duke theksuar se “Shqipëria nuk është biznes privat”.
“Edi Rama, dil në Bulevard, atdheu është i yni, jo biznes privat”, “Revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëria kërkon revolucion”, ishin disa nga thirrjet e dëgjuara gjatë protestës.
Gjithashtu nuk munguan edhe parullat politike ndaj mazhorancës dhe opozitës, ndërsa qytetarët deklaruan se do të vijojnë tubimet e tyre.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128