Zbardhet vendimi, GJK arsyeton pse pranoi Komisionin për Zgjedhjet dhe jo për McGonigal

17 July 2026, 20:16 / POLITIKË ALFA PRESS

Zbardhet vendimi, GJK arsyeton pse pranoi Komisionin për Zgjedhjet dhe jo

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për dy çështjet e dërguara në këtë organ nga Partia Demokratike.

Në vendimin e arsyetuar, trupa kushtetuese sqaron se nuk është pranuar kërkesat e demokratëve për të ngritur një komision hetimor për çështjen e ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal, për shkak se nuk ka përmbushur kriterin kushtetues të ekzistencës së një “çështjeje të veçantë”, pasi objekti i propozuar nuk individualizon me qartësi faktet ose grupin e fakteve që do t’i nënshtroheshin hetimit parlamentar.

Nga ana tjetër sa i takon pranimit të kërkesës për ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e 11 Majit 2025, pasi nuk e ka gjetur të bazuar argumentin e Kuvendit se ngritja e komisionit hetimor do ta shndërronte Kuvendin në një “superorgan”.

Po ashtu Gjykata nuk e gjen të bazuar as argumentin e Kuvendit se ngritja e komisionit hetimor do të krijonte mbivendosje me Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, duke sjell në vëmendje situatën e ngjashme që ka ndodhur edhe në 20221. (A2 Televizion)

Po ndodh...

ide