PK e Kinës me 100 milion anëtarë ka vetëm 7 Sekretarë, PD "madhështore" e Berishës bëhet me 15 Sekretarë!

17 July 2026, 14:56 / POLITIKË ALFAPRESS.AL
PK e Kinës me 100 milion anëtarë ka vetëm 7 Sekretarë,

Dy ditë më parë Partia Demokratike zgjodhi ekipin e saj drejtues, Nënkryetarët, Sekretarin e Përgjithshëm dhe plot 14 sekretarë të tjerë sipas fushave të ndryshme. Përveç kontestimeve dhe përplasjes për mënyrën e paracaktuar të rizgjedhjes së Flamur Nokës, ajo që ra në sy për një parti e cila sa vjen dhe tkurret, ishte shpërndarja pa frena e posteve të sekretarëve. Në kontekstin e kësaj butaforie imazhi të "Ripërtëritjes" së Sali Berishës, analisti Fitim Zekthi nëpërmjet një vëzhgimi krahasues, ka nxjerr në pah absurdin e PD e cila vetëm humbet dhe zvogëlohet, por shton gjithmonë e më shumë postet e "udhëheqësve". 

Zekthi ka krahasuar sekretariatin e partisë më të madhe në botë (Rreth 100 milion anëtarë), atë komuniste kineze, me PD-në e Berishës. PKK rezulton se ka vetëm 7 Sekretarë, kurse PD e Berishës plot 15 Sekretarë!

Partia Komuniste Kineze ka mbi 100 milionë anëtarë dhe rreth 5,2 milionë organizata (si seksionet dhe grupseksionet e partive tona). Partia Komuniste Kineze ka shtatë sekretarë: një sekretar të përgjithshëm (Xi Jinping) dhe gjashtë sekretarë të tjerë. Nuk po themi qe ka edhe kater nenkryetare.

"Partia Demokratike në Shqipëri, zgjodhi 15 sekretarë dhe një sekretar të përgjithshëm. Për herë të parë në historinë 36-vjeçare, një parti tek ne ka këtë numër gjigand. PD ka rreth 50 mijë anëtarë dhe rreth 5 mijë seksione. Kjo lloj butaforie, sado një gjë e vogël në tablonë e madhe të humbëtirës, është tregues i paaftësisë totale për të kuptuar krizën e thellë. Është gjynah i madh që një grupim i krijuar nën frymën e një pasioni dhe emocioni të thellë në vitin 1990, për të ndërtuar një vend të lirë dhe demokratik, përfundon si një gërmadhë e tillë. Ushtrite e vendeve te shpartalluara si Kongo, Libia, Guinea ka nje numer kolonelesh dhe gjeneralesh 20 here me te madh se Shba ose se Gjermania per numer ushtaresh. Presidentet apo kryeministrat ne keto vende vazhdimisht gradojne oficere pa ndalur si nje menyre e perpjekjes per kontroll dhe kenaqjes se te gjjthëve" shkruan analisti Fitim Zekthi.

SEKRETARIATI I PARTISË PD:

Sekretar i Përgjithshëm

Flamur Noka

Sekretar Organizativ

Klevis Balliu

Sekretar për Burimet Njerëzore

Andi Mustafaj

Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore

Marash Logu

Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun

Viola Kapedani

Sekretare për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile

Eva Metaj

Sekretare për Integrimin Evropian

Fjoralba Dizdari

Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën

Ethem Aga

Sekretar për Dixhitalizimin

Etion Kapedani

Sekretar për Infrastrukturën dhe Territorin

Gentian Kaprata

Sekretare për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit

Endira Bushati

Sekretar për të Drejtat e Njeriut

Franc Nuri

Sekretar për të Përndjekurit Politikë

Shkëlqim Lepenica

Sekretar për Pushtetin Lokal

Ylli Asllani

Sekretar për Aksionin Qytetar

Erges Eskiu/ Alfapress.al

Po ndodh...

ide