Banderola ‘Malvinas’, FIFA konfirmon: Po e ekzaminojmë

17 July 2026, 11:44 / SPORT ALFA PRESS

Kombëtarja argjentinase u vu në qendër të polemikave të forta për shkak të një banderole ku shkruhej ‘Ishujt Malvinas janë argjentinase’ që futbollistët e skuadrës kampione të botës e shpalosën pas fitores me Anglinë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Qeveria e futbollit botëror ka reaguar dhe ka konfirmuar se ka nisur punën për çështjen e kësaj banderole.

‘Në bazë të procedurës së zakonshme, Komisioni i Disiplinës i pavarur nga FIFA po ekzaminon raportet e ndeshjes dhe po vlerëson rrethanat e rëndësishme përpara se të prononcohet për masa të mëtejshme, konform Kodit të Disiplinës’-thekson FIFA.

Kjo deklaratë, që u publikua nga disa media mes të cilave AFP dhe BBC, u bënë pas kërkesës së qeverisë britanike për hapjen e hetimeve në lidhje me atë çfarë ndodhi duke vënë në dukje se ai gjest ishte në kundërshtim me rregulloren e FIFA që ndalon shfaqjen e çdo manifestimi politik në stadiume gjatë turneve.

 

Po ndodh...

ide