EMRI/ Dhunohet oficeri i policisë në Sarandë

Një oficer policie është dhunuar mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të qytetit, ku Mihal Velço, me detyrë oficer krimesh pranë Komisariatit të Policisë Sarandë është dhunuar nga disa persona. Velço ka qenë duke udhëtuar me motor, kur është fyer e më pas kanosur nga një grup personash.
Më pas ai ka zbritur nga motori dhe është përleshur fizikisht me ta. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, por paraprakisht dyshohet për një konflikt të çastit dhe jo për një sulm të organizuar.
Menjëherë pas njoftimit, forca të shumta policie kanë nisur një aksion në gjithë qytetin e Sarandës, duke kryer kontrolle banesash, lokalesh dhe mjedisesh publike, ku janë shoqëruar disa persona, të cilët janë marrë në pyetje. Deri tani nuk ka informacion lidhur me kapjen e autorëve të dyshuar.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
Shqipëria nuk ka nevojë për shtete fetare
Intelekrualëve u kanë prerë kordat e zërit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128