“Qytetarët nuk kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës”, debat mes Bylykbashit dhe Nurellarit: Po gënjeni publikisht!

16 July 2026, 21:48 / POLITIKË ALFA PRESS
“Qytetarët nuk kanë kërkuar dorëheqjen e

Deputetja socialiste Aulona Bylykbashi u përplas me politologun Adri Nurellari në lidhje me protestat, që sot kanë hyrë në ditën e 47-të.

Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Bylykbashi pretendoi se protestuesit s’kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, por përmirësimin e qeverisjes.

Nurellari e hodhi poshtë këtë pohim, duke theksuar se dorëheqja e kryeministrit ka qenë kërkesë e vazhdueshme e qytetarëve, edhe kur sheshi ka qenë i mbushur plot.

DEBATI

Bylykbashi: Pse ju ka kanë braktisur qytetarët?!

Nurellari: Është duke vazhduar akoma.

Bylykbashi: Ju kanë braktisur sepse kanë kuptuar që ju keni interesa të ndryshme. Kanë kuptuar s’ndajnë të njëjtat interesa me ju.

Nurellari: Kush armiqtë e brendshëm? Algoritmi? Influencerët?

Bylykbashi: Qytetarët nuk kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës.

Nurellari: Kush tha?!

Bylykbashi: Qytetarët kanë kërkuar të përmirësohet qeverisja në pikat ku ata kishin problematika.

Nurellari: Në asnjë moment dorëheqja s’ka munguar si kërkesë. Pra ju po gënjeni edhe në publik tani?!

Bylykbashi: Jo ne nuk po gënjejmë, absolutisht jo.

Nurellari: Kur sheshi ishte i mbushur plot kërkesa ka qenë dorëheqja. Gjithë kohën ka qenë dorëheqja. Ju po gënjeni publikisht tani. A ka qenë kërkesë gjithmonë edhe kur ka qenë sheshi mbushur dhe i zbrazur.

  (A2 Televizion)

Po ndodh...

ide