“Rrëzohu ose dorëzohu”/ 47 ditë revoltë! Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi!
Sot shënohet dita e 47-të e protestës qytetare, e cila prej më shumë se një muaji e gjysmë ka kthyer bulevardin para Kryeministrisë në epiqendrën e revoltës kundër qeverisë së Edi Ramës dhe gjithë klasës politike.
Ajo që nisi si një kundërshtim ndaj projektit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit është shndërruar tashmë në një lëvizje qytetare me një axhendë shumë më të gjerë.
Çdo mbrëmje, qytetarë nga Tirana dhe rrethe të ndryshme të vendit mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, ku mbahen fjalime dhe përsëritet kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime rrënjësore në sistemin politik.
Edhe në protestën e 46-të, qytetarët deklaruan se nuk do të ketë tërheqje dhe se qëndresa do të vijojë deri në arritjen e objektivave të saj. Nga podiumi para Kryeministrisë u theksua se revolta nuk është më vetëm kundër qeverisë, por kundër modelit politik që, sipas protestuesve, ka mbajtur peng vendin për më shumë se tri dekada.
Mesazhet e mbrëmjes së djeshme u fokusuan te vazhdimësia e protestës, roli i të rinjve në këtë lëvizje dhe thirrjet për pjesëmarrje edhe më të madhe në ditët në vijim. Protestuesit u shprehën se nuk do të ketë pushim dhe se tubimet do të vazhdojnë çdo ditë, duke e konsideruar këtë një betejë qytetare për ndryshim.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
ide
A duhet të protestojnë gazetarët?
Ndryshimi i vërtetë në PD, duhet të presë edhe pak...
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128