Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
Nga Indrit Gjyzeli
Protesta ka disa javë që thotë shumëçka për Ramën e Berishën, për keqqeverisjen dhe pafuqinë e PD-së për t'u kthyer në alternativë për qeverisje. Por përballë këtij realiteti, që është kontestues edhe më shumë se sa duket në shesh apo TV, në PS dhe PD kanë zënë vend dezertorët. Jo ata që ikin nga partitë, ata nuk janë dezertorë. Mund të jenë njerëz me krenari të fortë, me sedër, që vendosin të mos luftojnë, dhe zgjedhin aktin e vetëm, atë të ikjes. Jo, dezertorët e vërtetë janë ata që janë aty, brenda partive, janë deputetë, kanë poste, dhe vijojnë të zgjedhin vetëm të mos flasin, vijojnë të zhbëjnë rëndësinë e zemërimit qytetar, ta konsiderojnë kalimtare. Këta dezertorë të betejave me të vërtetat janë në fakt fytyra që ka neveria, është fytyra që kanë frikacakët, burracakët. Ata që bëjnë shpërfillësin ndaj qytetarëve të vendit të tyre janë pikërisht ata që mbajnë edhe më shumë në këmbë të keqen, të neveritshmen.
Në PS ka pasur pak zëra që kanë kundërshtuar Ramën. Në PD, edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar, u kërkua hapur dëgjimi i zërit të protestuesve. Në PS ka një propozim të Spiropalit për të dëgjuar protestën. Ka një revoltë të Koçekut që iu bashkua protestës, siç flitet se ka edhe debate të brendshme ndaj asaj që thuhet në shesh për qeverisjen arrogante. Ndaj këtyre reagimeve Rama po mundohet të thotë se do dëgjojë "zërat e arsyeshëm", duke lënë të kuptohet se protesta po hyn thellë edhe brenda socialistëve të fyer e që mund ketë pasoja duke nisur me zgjedhjet lokale. Në PD, zërat janë jo në thelb, jo për të padëshiruarin Berisha, por për njerëz që janë ushtarë të tij.
Dhe për fat të keq, në të dy kampet dezertorët janë më të shumtët, duke kthyer hipokrizinë në shumicë. Këta janë edhe tradhtarët e vërtetë, pasi e dinë shumë mirë se vetëm ashtu mund të shpallin mbijetesën e tyre në kurriz të qytetarëve.
Kjo neveri e dezertorëve të debatit publik përfshin edhe një pjesë të medias, të shoqërisë civile, që bën gjithçka që të keqlexojë përpjekjen e shoqërisë për të mbrojtur këtë vend, për të vendosur një kufi të rëndësishëm moral mbi atë që quhet "trashëgimia e përbashkët ", që janë pasuritë që Zoti dhe robi ja kanë lënë banorëve të kësaj cope toke që quhet Shqipëri.
Por jo, dezertorët në mazhorancë e opozitë, gjendur ngrohtë në hipokrizinë e heshtjes së tyre, pasi shkollojnë fëmijët jashtë dhe u blejnë shtëpi të jetojnë "në vende të drejta", mbajnë këtu në këmbë gënjeshtrën, të padrejtën.
Pikërisht këta dezertorë, që në vend të debatit thurin lavde për kryetarët, që i sulen me fyerje kujtdo që kërkon debat dhe llogaridhënie, janë pëlhura ku kryetarët e partive ndërtojnë fytyra monstrash.
Ndaj, kushdo që kërkon justifikime nga të tillë, më mirë t'i braktisë, apo dhe t'i pështyjë, pasi janë në atë vend pasi kanë premtuar se do mbrojnë të drejtën, dhe jo kryetarët. Ajo që është e jona, e përbashkët, është Shqipëria, ndaj çdo dezertor, që përmes heshtjes mban në këmbë të keqen, duhet akuzohet me të njëjtën përgjegjësi si ata që marrin vendime, pasi dezertimi i tyre ndaj të vërtetës është uragan ku kalon e keqja ndaj nesh, ndaj të ardhmes së këtij vendi.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
ide
A duhet të protestojnë gazetarët?
Ndryshimi i vërtetë në PD, duhet të presë edhe pak...
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128