“S’ka reformim që ju shpëton!” – Propozimi i Spiropalit për PS-në, aktivistja Ira Kurti: Nëse je e zhgënjyer nga Rama, jep dorëheqjen! Kjo do ju jepte pak nder

16 July 2026, 17:45 / POLITIKË ALFA PRESS
“S’ka reformim që ju shpëton!” – Propozimi i

Publikimi i mocionit të Elisa Spiropalit, e cila kërkon një marrëveshje të re sociale dhe demokratizimin e Partisë Socialiste, ka nxitur reagime edhe në radhët e shoqërisë civile dhe aktivistëve.

Mbi këtë nismë ka reaguar ashpër aktivistja dhe protestuesja e njohur, Ira Kurti. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka bërë publik mesazhin e drejtpërdrejtë që i ka dërguar Spiropalit, duke shpërndarë një qëndrim mjaft kritik ndaj klasës aktuale politike në vend.

“Nuk ka reformim që ju shpëton”
Sipas aktivistes Kurti, kauza kryesore e mijëra protestuesve për një “Shqipëri të re” nuk kalon nga reformat e brendshme partiake, por nga një ndëshkim i pastër kushtetues për dy forcat kryesore politike në vend.

Ajo thekson se pika kryesore e këtij ndryshimi duhet të jetë shpallja e Partisë Socialiste të Edi Ramës dhe Partisë Demokratike të Sali Berishës si të jashtëligjshme, për shkak të shkeljeve të vazhdueshme të Kushtetutës.

 

“Nuk ka reformim që mund t’ju shpëtojë,” shkruan Kurti, duke prerë çdo mundësi kompromisi me tezat e reja të hedhura për diskutim brenda mazhorancës.

“Komenti im te faqja e Elisa Spiropalit sot! Më fal që po komentoj te ky postim që ti me të drejtë i drejtohesh partisë ku militon. Shqipëria e re kërkon që Partinë tënde dhe Partinë e Saliut ta nxjerri të jashtëligjshme për shkeljet e Kushtetutës Nenin 9, 1, 2, 3, 13, 41, 42, 181 e në vazhdim! Pra nuk ka reformim që do bëni ju tani që t’ju shpëtoj!! Ju që sot ngrini kartonat me urdhrat e kryetarit të aprovoni ligje kundra interesave tona Kombëtare. Nëse ndjeheni zhgënjim nga kryetarët tuaj jepni dorëheqjen, dilni të pavaruar..kjo do j’u jepte pak nder në sytë e publikut!! Këtë reflektim duhet ta kishit shprehur të paktën qysh më 2008, kur ja hoqët sovranitetin qytetarëve dhe centralizuat pushtetin!!”, thekson aktivistja.

 

Po ndodh...

ide