Vala e të nxehtit afrikan rikthehet sërish në Shqipëri, fundjava sjell temperatura përvëluese
Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë sërish Shqipërinë, duke sjellë një rritje të ndjeshme të temperaturave që nga dita e sotme.
Sipas meteorologëve, kulmi i të nxehtit pritet të arrihet ditën e nesërme, kur në disa zona të vendit temperaturat do të kalojnë 40 gradë Celsius.
“Sot presim 41 gradë celcius në Elbasan dhe Berat, por me fresk Shkodra. Neser presim temperatura të larta , zgjerohet harta, Shkodër, Tiranë, Fier, Berat, Elbasan, Gjirokastër. Nuk ka ndonjë ndryshim nga sot nesër vetëm në vlerat maksimale, mund të arrijë 42 gradë nesër në Elbasan. Të tjerat mbeten 40- 41, shumë qytete 39 gradë. Madje parashikohet mjaft nxehtë në Vlorë bregdet që është pak më freskët, 36 -37 gradë celcius në zona malore, Kukës dhe jo më shumë se 32–33 gradë celcisu Korçë që do jetë më fresk këto ditë.”
Meteorologët paralajmërojnë se temperaturat e larta, të shoqëruara me erë, rrisin ndjeshëm rrezikun për përhapjen e zjarreve në disa zona.
“Kemi një erë mesatare, herë pas herë dhe e fortë që bën të ndjehet pak më freskët, por nëse do kemi vater zjarri në ndonjë zonë, sidomos qarku i Vlorës, kryesisht veriperëndimi Shkodra dhe Lezha që herë pas here kanë një erë mjaft të fortë kjo e favorizon duke zgjeruar hartën e zjarrit.”
Një rënie e përkohshme e temperaturave pritet të nisë të dielën, por freskimi do të zgjasë vetëm pak ditë.
“Parashikohet që të kemi te dielën një tërheqje të valës ku do kemi freskim që do të zgjasë për disa ditë deri ne 25 -26. Ditët e fundit të korrikut dhe fillim I gushtit kemi sërish aktivizim të masave të nxehta afrikane.”
Ndërkohë, vranësirat do të jenë të pranishme gjatë ditës së sotme dhe në zona të izoluara nuk përjashtohen rrebeshe shiu. Të premten reshjet pritet të ndërpriten, për t'u rikthyer në fillim të javës së ardhshme, kryesisht në veri dhe verilindje të vendit.
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
A duhet të protestojnë gazetarët?
Ndryshimi i vërtetë në PD, duhet të presë edhe pak...
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128