Televizioni publik austriak: Protesta i bashkoi Ramën me Berishën, i konsideron të dy të korruptuar!

16 July 2026, 11:28 / POLITIKË ALFA PRESS

Televizioni publik austriak i ka kushtuar vëmendje protestave qytetare në Shqipëri, duke i renditur ato ndër lëvizjet më të qëndrueshme në rajonin e Ballkanit.

Në një artikull të publikuar së fundmi, media austriake ndalet te protestat e njohura si "Revolucioni i Flamingove", të cilat kanë në qendër kundërshtimin ndaj projektit të ndërtimit të një resorti turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.

Shkrimi i medias austriake:

Pas Serbisë, Shqipëria është vendi i dytë ballkanik me një lëvizje të qëndrueshme protestash.

Protesta masive kanë ndodhur çdo ditë në kryeqytetin e vendit, Tiranë, që nga 23 maji.

Protesta quhet "Revolucioni i Flamingove" sepse u shkaktua nga shkatërrimi i mundshëm i një rezervati natyre dhe zogjsh në bregdetin shqiptar për t'i hapur rrugën një resorti luksoz turistik të planifikuar nga askush tjetër përveç dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner.

Ndryshe nga e kaluara, konflikti nuk është më midis kampeve të politikanëve Edi Rama (Kryeministër) dhe Sali Berishës (ish-Kryeministër), të dy të konsideruar të korruptuar. Shoqëria civile është ngritur./ Përktheu Alfapress.al nga Journal Panorama

Po ndodh...

ide