U zgjodh nënkryetar i PD nga strukturat, reagon Këlliçi: Tani është koha për më shumë punë, bashkim dhe vendosmëri

Belind Këlliçi ka reaguar pasi u zgjodh nënkryetar i PD nga strukturat e partisë, duke siguruar 177 vota në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të zhvilluar një ditë më parë.
Përmes një postimi në Facebook, ai falënderoi anëtarët e Këshillit Kombëtar për besimin e dhënë dhe u shpreh se tashmë fokusi është puna për bashkimin e demokratëve dhe përballja me qeverinë.
Në mesazhin e tij, Këlliçi vlerësoi edhe Luçiano Boçin, me të cilin garoi për postin e nënkryetarit, duke theksuar se gara mes tyre vetëm sa ka shtuar respektin dhe vlerësimin reciprok.
Mesazhi i plotë
Dua të falënderoj nga zemra anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike për besimin që më dhanë sonte, duke më zgjedhur Nënkryetar të forcës sonë politike!
Me mikun tim Luçiano Boçi, kemi ndarë së bashku shumë sfida e momente të vështira, sidomos në 5 vitet e fundit. Një prej tyre ishte edhe beteja elektorale lokale e vitit 2023, kur sëbashku dorëzuam mandatet parlamentare, për të garuar në Tiranë dhe Elbasan, në kushte të paprecedenta, pa vulë, pa logo, pa komisionerë, pa financa, pa media, por me demokratët në krahë!
Gara që zhvilluam mes nesh nuk bën gjë tjetër veçse e shton respektin dhe vlerësimin që kam për të, si koleg, mik dhe demokrat.
Jam i bindur se, së bashku me Luçianon, me çdo demokrate e demokrat, do ta çojmë përpara betejën tonë për t’i dhënë fund qeverisjes së Edi Ramës dhe për t’i sjellë Shqipërisë ndryshimin që qytetarët presin dhe meritojnë.
Faleminderit të gjithëve për besimin!
Tani është koha për më shumë punë, më shumë bashkim dhe më shumë vendosmëri!
Faleminderit
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Për një Republikë të Katërt, të Re!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128