SHBA godet në Ngushticën e Hormuzit/ Irani kundërpërgjigjet me sulme ndaj Bahreinit, Kuvajtit dhe Jordanisë

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë rritur sërish, pas një vale të re sulmesh në Ngushticën e Hormuzit dhe përplasjeve të drejtpërdrejta mes dy vendeve dhe aleatëve të tyre në rajon.
Forcat amerikane kanë goditur një anije cisternë që po përpiqej të lundronte drejt një porti iranian në zonën strategjike të Hormuzit, ndërsa shpërthime janë raportuar edhe në Teheran.
Në kundërpërgjigje, Irani ka ndërmarrë sulme ndaj objektivave në Bahrein dhe Kuvajt, ndërsa ka lëshuar gjithashtu raketa drejt Jordanisë. Ushtria jordaneze ka bërë me dije se ka rrëzuar tetë raketa të drejtuara drejt territorit të saj.
Përballë përshkallëzimit të situatës, presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e zgjerimit të operacioneve ushtarake në Iran.
Sipas burimeve të cituara nga “Wall Street Journal”, pas takimeve informuese me aleatët, në tryezë janë disa opsione, përfshirë intensifikimin e sulmeve ajrore ndaj objekteve energjetike, dërgimin e forcave tokësore në ishullin Kharg dhe zona të tjera pranë Ngushticës së Hormuzit.
Një tjetër mundësi e diskutuar është goditja e kompleksit nëntokësor “Pickaxe Mountain”, një strukturë që Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë të fortifikuar dhe të lidhur me aktivitete të mundshme bërthamore të Iranit.
Ndërkohë, sipas burimeve izraelite të publikuara nga Ynet, presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të zhvillojnë një takim të hënën në Shtëpinë e Bardhë, ku pritet të diskutohet situata e sigurisë në rajon.
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Për një Republikë të Katërt, të Re!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128