Spiropali dërgon në Asamblenë e Partisë Socialiste mocionin për hapjen e partisë, sfidon hapur Ramën

16 July 2026, 10:13 / POLITIKË ALFA PRESS

Ashtu sikurse veprimet dhe deklaratat e saj e kishin paralajmëruar, ish-ministrja e kabinetit Rama dhe deputetja socialiste, Elisa Spiropali tashmë ka hedhur hapin e parë konkret.

Spiropali, e cila prej muajsh është kthyer një nga zërat më kritikë ndaj mënyrës së funksionimit të qeverisë dhe forcës politike ku ajo bën pjesë, ka dorëzuar zyrtarisht në Asamblenë e Partisë Socialistë një mocion për hapjen e partisë.

Në një prononcim të shkurtër për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, Spiropali konfirmoi për gazetaret se mocioni tashmë është dorëzuar.

E mbajta premtimin dhe sapo dorëzova në Asamblenë e Përgjithshme të PS mocionin për hapjen e debatit për marrëveshjen e re për Shqipërinë. Nuk është vetëm dokumenti im, është i hapur për të gjithë anëtarët e PS-së. Ia kam drejtuar Ramës, Asamblesë së Përgjithshme dhe çdo anëtari. Një marrëveshje për Shqipërinë nuk mund të hartohet nga një apo dy individë, por duhet të shprehë vullnetin e partisë dhe shoqërisë”, u shpreh Spiropali.

Ajo kërkoi më shumë demokraci, përfaqësim dhe drejtësi shoqërore, si dhe një marrëdhënie më të drejtë mes shtetit dhe qytetarit. Spiropali tha se të rinjtë janë në pararojë të kërkesave për ndryshim dhe se mazhoranca dhe Partia Socialiste kanë mundësinë për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave.

Duhet më shumë demokraci, përfaqësim, drejtësi shoqërore, marrëdhënie më të drejtë mes shtetit dhe qytetarit. Të rinjtë që janë në pararojë të kërkesave për ndryshim janë ata që presin më shumë nga ne. Kam besimin që mazhoranca dhe PS-ja ka të gjitha mundësitë që t’u përgjigjet këtyre kërkesave”, tha ajo.

Spiropali ka “thumbuar” edhe keun e PS Edi Rama kur tha: Kjo nuk është përpjekje për fraksion as për ndarje, as për përcarje por për bashkim të të gjithë energjive progresiste të PS dhe shoqërisë. Ne duhet ti përgjigjemi qytetarëve jo me arrogancë por e përulësi duke i dëgjuar dhe kanalizuar me rrugë edhe institucionale kërkesat e tyre. Edhe drejtësia adresohet se është një nga cështjet kryesore, ka qenë krenaria jonë pavarësia e drejtësisë.

Po ndodh...

ide