Deklarata e ministres serbe shkakton debate në Kuvend, Balla replikon me Muçin: Nuk jemi karagjozë si puna jote, s’tallemi me çështje kombëtare

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu përgjigj deklaratave të deputetit Redi Muçi, i cili theksoi se përse kryeministri Edi Rama nuk ka bërë ende një reagim në lidhje me deklaratat skandaloze të ministres serbe Snezhana Paunoviç se do të bënte spastrim etnik në Kosovë.
Balla, teksa mori fjalën në Kuvend, deklaroi se qeveria shqiptare ka reaguar menjëherë përmes ministrisë së Jashtme, ndërsa ironizoi Muçin se kërkon të bëjë politikë me çështje kombëtare me rëndësi të madhe.
“Sa i përket deklaratës së papërgjegjshme por indinjuese dhe të rëndë të anëtares së qeverisë së Serbisë, reagimi i qeverisë shqiptare ka qenë në kohë, ndërkohë që këta janë çështje që nuk adresohen me karagjozllëk diletantësh politikë, por janë të një rëndësie kombëtare që nuk mund të tallemi për një aspekt procedurial.
Nuk jemi ne karagjozë si puna jote, nuk tallemi me çështje kombëtare. Qëndrimin e kemi mbajtur në nivelin e qeverisë me ministrin e Jashtëm, dhe në nivel politik. Ti ishe në gjumë kur kam reaguar unë në emër të grupit parlamentar.”, tha ai.
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Për një Republikë të Katërt, të Re!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128